SHBA, kandidatët bëjnë përpjekjet e fundit

01/11/2010 21:00

Kandidatët po bëjnë përpjekjet finale për të nxitur votuesit në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet afatmesme të Kongresit, që zhvillohen nesër.

Partia Demokratike e presidentit Barack Obama pritet të humbasë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe po përpiqet që të ruajë Senatin.

Zoti Obama është tërhequr nga fushata për të kaluar ditën në Shtëpinë e Bardhë, duke zhvilluar takime.

Nga ana tjetër, republikanët shpresojnë që të bëjnë për vete votuesit e pakënaqur nga situata ekonomike.

Në zgjedhjet e së nesërmes garohet për 435 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, për 37 vende nga 100 të Senatit, për 37 poste guvernatorësh nga 50 gjithësej dhe për legjislaturat e 46 shteteve.

Top Channel