Rumani, rrëzohet avioni ushtarak

01/11/2010 15:15

Një avion ushtarak është rrëzuar sot në Rumani, teksa kryente një fluturim stërvitjeje, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen dy pilotët.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria rumune e Mbrojtjes, sipas të cilës avioni i tipit “MiG-21 Lancer” u rrëzua pranë qytetit Kampia Turzi, në Transilvani.

Rumania u bë anëtare e NATO-s në vitin 2004, por ende operon me një skuadrilje avionësh të tipit të vjetër, që duhet të zëvendësohen nga të rinj brenda vitit 2013.

Top Channel