Jemen, dorëzohen 14 terroristë të Al Kaedës

01/11/2010 17:45

14 persona të dyshuar si terroristë të Al Kaedës në Jemen janë vetëdorëzuar tek autoritetet në provincën jugore të Abjanit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria jemenase e Mbrojtjes, sipas të cilës 14 të dyshuarit u paraqitën me vullnetin e tyre tek guvernatori i provincës, Ahmad al Maissari.

Ndërkohë, një burim i afërt me guvernatorin ka saktësuar se pesë nga të arrestuarit janë krerë lokalë të rrjetit të Al Kaedës.

Jemeni konsiderohet si baza e re e krahut të armatosur të rrjetit të drejtuar nga Osama bin Laden, prej nga u nisën edhe pakot bombë për në SHBA dhe Britani.

Top Channel