Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Procesi gjyqësor ndaj dy ekskursionistëve amerikanë, që mbahen në burgun e Teheranit që prej një viti, është shtyrë për një datë të pacaktuar.
Lajmin e bën të ditur agjencia lokale e lajmeve, “ISNA”, e cila citon prokurorin e përgjithshëm të Republikës Islamike, Gholamhossein Mohseni-Eyei.
Dy shtetasit amerikanë akuzohen për hyrje në formë ilegale në territorin iranian dhe për spiunazh.
Pak muaj më parë, një vajzë amerikane që ishte bashkë me ta, u la e lirë nga autoritetet, të cilat e shfajësuan nga akuzat.
Ndërkohë, prindërit e dy të rinjve që mbahen ende në burg, kanë kërkuar nga qeveria iraniane që të lirohen pasi sipas tyre ata hynë gabimisht në Iran, gjatë një ekskurisioni.
Top Channel