Britani, vajza e MI6 me mitraloz në FB

01/11/2010 15:25

Vajza e kreut të MI6, shërbimet e brendshme sekrete të Britanisë, rrezikon të vërë në vështirësi të atin, sir John Sawers.

Corinne Sawers, 23 vjeçe, shfaqet duke buzëqeshur me një kallashnikov në dorë, përpara pemës së vitit të ri, në një foto të publikuar në faqen e Fb.

Mitralozi është i ngjashëm me ata që bënin pjesë në koleksionin personal të Saddam Hussein.

Sipas Daily Mirror, pushka i është dhuruar sir John pas misionit të tij në Irak.

Top Channel