Britani, Thatcher lë spitalin

01/11/2010 18:10

Ish-kryeministrja britanike, Margaret Thatcher ka lënë spitalin pas pothuajse dy javësh mjekim për komplikim të shëndetit pas një gripi.

Thatcher ka lënë spitalin Cromwell me makinë pavarësisht rrugës së shkurtër për në shtëpinë e saj, bëjnë të ditur mediat britanike.

Ish-kryeministrja ishte shtruar më 20 tetor për disa verifikime, pasi gripi e kishte penguar të merrte pjesë në festën për 85-vjetorin e saj në Downing Street.

Top Channel