Anija greke rrëmbehet në Somali

01/11/2010 16:50

Një anije greke transporti është rrëmbyer sot nga piratë të armatosur në brigjet e Somalisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania greke e transportit, sipas të cilës në anije ndodhen tre shtetas grekë, dy serbë, një malazez dhe 16 filipinas.

Ndërkohë, agjencitë greke të lajmeve shkruajnë se piratët që kryen rrëmbimin sulmuan të ndarë në dy varka.

Top Channel