Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Autoritetet suedeze zbardhën lidhjet mes 4 të dyshuarve si terroristë të arrestuar ditën e djeshme në Goteborg.
Bëhet e ditur se të arrestuarit janë dy vëllezër dhe xhaxhai i tyre bashkë me kuzhinierin, që të katërt me origjinë nga Siria.
Sipas shtypit vendas ndalimi mësohet të ndaluarit dyshohet se kërkonin hakmarrje për karikaturat e Muhamedit të shfaqura në shtypin nordik muaj më parë. Si formë hakmarrjeje nuk përjashtohej as vendosja e një sasie të konsiderueshme eksplozivi në qendër të Goteborgut.
Dy prej të arrestuarve po hetohen në gjendje të lirë, ndërkohë që dy të tjerë po mbahen nën arrest me burg, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Top Channel