Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Kryeministri japonez Naoto Kan shprehet optimist se Japonia dhe Kina do të ruajnë marrëdhëniet e tyre, në mënyrë që t’i kontribuojnë stabilitetit të rajonit.
“Lidhjet mes dy vendeve janë shumë të rëndësishme për stabilitetin e Azisë dhe të gjithë botës”, ka deklaruar Kan në samitin Asean, që po zhvillohet në Hanoi.
Për të qetësuar tensionet mes dy vendeve është angazhuar personalisht edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cila po qëndron në Vietnam.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tendosura për shkak të sovranitetit që secila palë pretendon mbi disa ishuj, të njohur si Senaku ose Diaoju.
Top Channel