Tsunami në Indonezi, 340 të vdekur

28/10/2010 10:00

Ekipet e shpëtimit në Indonezi vazhdojnë përpjekjet e tyre për t’i ardhur në ndihmë viktimave të tsunamit shkatërrues që goditi ishullin ditën e hënë.

Është konfirmuar numri i 340 personave të vdekur dhe të paktën 400 persona ende rezultojnë të humbur.

Autoritetet thonë se sistemi që dikton tsunamin nuk punonte ndaj nuk pati paralajmërim për tsunamin me magnitudë 7.7.

Qindra njerëz humbën jetën ditën e hënë nga një dallgë 3 metra e lartë .

Punonjësit e shpëtimit ende përpiqen të arrijnë në vendet e prekura në pjesë të bllokuara të ishujve përgjatë bregdetit të Sumatrës.

Top Channel