Kinë, vdesin 12 minatorë

28/10/2010 09:20

Sërish një tragjedi në minierat kineze. Të paktën 12 punëtorë kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur për shkak të përmbytjeve në një minierë karboni në Guizhou, bën të ditur agjencia Kina e Re.

38 minatorë të tjerë kanë arritur të shpëtojnë.

Agjencia shton se drejtuesit e minierës janë arrestuar pa dhënë detaje të tjera.

Vitin e shkuar 2631 minatorë kanë humbur jetën në Kinë për shkak të incidenteve.

Top Channel