Haiti, 25 të vdekur të tjerë nga kolera

26/10/2010 18:55

Në Haiti në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 vdekje të tjera nga kolera.

Gjithsej viktimat e shkaktuara nga kjo sëmundje në vend janë 284.

Dje qeveria ishte shprehur optimiste për një ngadalësim të epidemisë që kishte shkaktuar vetëm gjashtë të vdekur në një ditë.

Top Channel