Francë, senati miraton reformën e pensioneve

26/10/2010 18:30

Senati francez ka aprovuar versionin përfundimtar të reformës së pensioneve të kërkuara nga Nicolas Sarkozy.

Projektligji, i aprovuar me 177 vota pro dhe 151 kundër, tashmë do të shkojë në dhomën e ulët, Asambleja Nacionale, ku dhe i jepet fund itinerarit legjislativ.

Me aprovimin e tij, i hapet rruga firmosjes nga kreu i shtetit.

Top Channel