Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Rimëkëmbja e ekonomisë në Britani pritet të tregojë një ngadalësim të papritur, kur të dhënat të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.
Ekonomia pati një rritje të mirë prej 1.2 për qind në tremujorin e dytë të vitit, por shumë analistë parashikojnë se në të tretin ajo ka qenë rreth 0.4%.
Të dhënat mbi GDP-në, të publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave, mbulojnë tre muajt deri në fund të shtatorit.
Disa ekonomistë thonë se Mbretëria e Bashkuar është bllokuar në procesin e shkurtimit të shpenzimeve.
Sipas tyre, perspektiva e shpenzimeve të brendshme dhe pasiguritë ndërkombëtare vështirësojnë përcaktimin e “momentit të vrullit”.
Top Channel