Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Drejtoria Rajonale e Antimafias në qytetin e Napolit, në Itali, ka hapur një hetim mbi infiltrimet e mundshme të klaneve të Kamorrës në përleshjet e fundit që janë regjistruar në komunën e Tercinjos, mes banorëve dhe policisë, për shkak të mbeturinave.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave akuzat e formuluara ndaj protestuesve janë shkaktim dëmesh, rezistencë ndaj zyrtarëve publikë, mbajtje armësh pa leje dhe ndërprerje të shërbimeve publike me modalitete mafioze.
Më herët, autoritetet vendore të Napolit nuk pranuan asnjë kompromis nga ana e qeverisë në lidhje me depozitat e mbeturinave që do të ndërtoheshin në zonën e tyre.
Top Channel