Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Një tërmet i fuqishëm 7.5 ballë ka tronditur zonën perëndimore të Sumatrës, në Indonezi, duke bërë që të aktivizohet alarmi për tsunami.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave epiqendra e lëkundjes sizmike është lokalizuar rreth 152 milje në jug të qytetit të Padangut dhe në 33 kilometra thellësi.
Sipas burimeve, për momentin në qytetin në fjalë nuk rezulton të ketë viktima apo dëme materiale.
Tërmetet e fuqishme janë të zakonshme në Indonezi. Mbi 1 mijë persona humbën jetën nga një lëkundje në shtator të vitit 2009 në Sumatra.
Ndërsa në qershor, të paktën tre lëkundje shumë të fuqishme sizmike tronditën rajonin, duke rrëzuar shtëpitë dhe duke lënë tre të vdekur.
Top Channel