Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Një punonjës holandez është rrëmbyer në verilindje të Afganistanit.
Personi në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u mor peng bashkë me shoferin e tij afgan në autostradën kryesore mes provincave të Takharit dhe Kunduzit.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se rrëmbimi u krye nga katër persona të armatosur, sapo makina e dy punonjësve kishte hyrë në Kunduz.
Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se në zonën në fjalë janë shtuar ndjeshëm aktivitetet e militantëve.
Më herët gjatë muajit, guvernatori i Kunduzit, Mohammad Omar u vra bashkë me disa persona të tjerë në zonën e Takharit.
Top Channel