Somali, piratët godasin sërish

24/10/2010 16:35

Forcat detare të misionit europian anti-pirateri në brigjet somaleze, Eunavfor-Atlanta njoftojnë se një anije me flamur të Singaporit u mor peng nga piratët somaleze pranë brigjeve të Kenias.

Anija e rrëmbyer, sipas forcës detare europiane, përbëhet nga një ekuipazh prej 17 personazh, 1 gjerman, 2 ukrainas dhe 14 shtetas nga Filipine.

Zbulimi i pengmarrjes është bërë nga një helikopter turk, pjesë e forcës Eunavfor-Atlanta i cili ka vënë re praninë e piratëve të armatosur në bordin e anijes “MvYork”.

Top Channel