Napolitano: Italia, urë mes BE dhe Kinës

24/10/2010 16:15

Presidenti italian, Xhorxho Napolitano ka vlerësuar rolin e Italisë në marrëdhëniet mes Bashkimit Europian dhe Republikës së Kinës.

“Pasuria e marrëdhënieve mes Italisë dhe Kinës i mundësuar dhe i mundëson ende Italisë rolin e një urë në bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik mes BE-së dhe Kinës.”, është shpreh Napolitano nga Pekini ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

Të mërkurën vizita e Napolitanos përfundon me takimin me homologun e tij Hu Jintao ndërkohë që do të marrë pjesë edhe në prezantimin e “Vitit të Italisë në Kinë”.

Top Channel