Tërmet i fuqishëm në Gjirin e Kalifornisë

22/10/2010 01:45

Një tërmet i dendësisë 6.9 Rihter u regjistrua në territorin meksikan të Gjirit të Kalifornisë.

Sipas institutit amerikan të sizmiologjisë epiqendra e lëkundjeve sizmike ishte rreth 65 kilometra në distancë nga qyteti i Los Mochis në Sinaloa dhe në një thellësi prej 10 kilometrash.

Nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale, ndërkohë që CNN në edicionin online shkruan se mijëra banorë ndjenë fuqishëm lëkundjet dhe braktisën për disa orë banesat e tyre. Shkollat dhe ambientet e tjera publike, përveç spitaleve, në Sinaloa u mbyllën.

Top Channel