Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Miliarderi amerikan me origjinë hebreje, Sheldon Adelson, një ndër mbështetësit më të mëdhenj të Netanyahut, ka derdhur miliona dollarë për republikanët që kundërshtojnë presidentin amerikan Barack Obama.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja izraelite “Haaretz”, sipas të cilës në vitin 2009 pasaniku që jeton në Las Vegas u ka dhënë 1 milion dollarë kandidatëve republikanë për postin e guvernatorit.
Ndërsa në vitin 2008, Adelson derdhi 5 milionë dollarë për fushatën presidenciale të John McCain.
Por gazeta shton se, askush që dëshiron suksesin e Netanyahu-t mund të dëshirojë tani rrëzimin e presidentit Obama.
Top Channel