Mbeturinat, protesta të dhunshme në Napoli

22/10/2010 00:55

Vendimi për ndërtimin e një vendgurmbullimi të dytë të plehrave në Napoli, ka shkaktuar përplasje të dhunshme mes manifestuesve kundër këtij projekti dhe policisë në orët e pasdites së enjte.

Autoritetet njoftojnë për 20 policë të lënduar dhe 16 automjete të policisë të shkrumbuara, ndërkohë që burime të pakonfirmuara pohojnë se edhe një manifestues ka mbetur i plagosur nga përleshjet me policinë, si dhe është djegur flamuri kombëtar italian.

Manifestuesit kundërshtojnë vendimin e Stefano Kaldoro për hapjen e një vendgrumbullimi të dytë mbeturinash në Kava Vitello në Napoli.

Mediat italiane e përshkruajnë situatën në Tercinjo dhe Boskoreale një anarki totale, ndërkohë që kryeministri Berluskoni ka kërkuar një mbledhje urgjente të kabinetit për të gjetur një zgjidhje, sipas tij “drastike” .

Top Channel