Kubë, lirohen 5 disidentë politikë

22/10/2010 02:10

Qeveria kubaneze autorizoi lirimin e 5 të burgosurve të tjerë politikë.

Lirimi ka ardhur pas kërkesës së Kishësh Katolikë të Kubës një ditë pas dhënies së çmimit “Sakharov”, mirënjohja më e lartë e dhënë për lirinë e mendimit, që shkoi për disidentin Guilermo Farinos.

Që nga nisja e këtij viti autoritetet kubaneze kanë ndjekur një politikë disi me liberale në drejtim të të burgosurve politikë, duke liruar mbi 50 prej tyre, shumica e të cilëve janë strehuar nëpërmjet azilit në Spanjë.

Top Channel