Iraku, eksperti i armëve kreu vetëvrasje

22/10/2010 17:00

Provat e hershme të mbajtura sekrete mbi vdekjen e ekspertit të armëve në Irak, doktor David Kelly, sugjerojnë se ai kishte vdekur si pasojë e plagëve të vetshkaktuara.

Raporti i pasvdekjes së vitit 2003 vlerësonte si shkaqe humbjen e gjakut pas prerjeve në kycin e majtë, të shtuar nga një mbidozë qetësuesish dhe një sëmundje zemre.

Raporti në fjalë mbështet verdiktin e Lord Hutton, se David Kelly kreu vetëvrasje. Por dy doktorë të tjerë, të cilët dyshojnë mbi shkaqet e vdekjes, kanë vendosur të kundërshtojnë përfundimet nëse pyetjet e tyre nuk marrin përgjigje.

Raporti në fjalë u publikua ditën e sotme, pasi ministrat e panë të arsyeshme t’i jepnin fund spekulimeve mbi vdekjen e ekspertit.

Top Channel