Dënohet parashutistja belge

22/10/2010 14:45

Procesi gjyqësor që ka tërhequr vëmendjen e opinionit belg u mbyll me dënimin e 26-vjecares së akuzuar për përplasjen në tokë të parashutistes nga 1 mijë metra lartësë në nëntor të vitit 2006.

E akuzuara u dënua me 30 vjet heqje lirie si fajtorja e vetme per sabotimin e parashutes se rivales se vet ne dashuri.

Arsyeja e gjestit makabër ishte xhelozie për lidhjen e dashurisë që viktima 36-vjecare Van Dor kishte me një kolegun e saj, të cilin e dashuronte dhe autorja e aktit.

26-vjecarja nuk e pranoi kurrë fajësinë, ndërkohë që akuza e konsideroi atë si një vrasëse gjakftohtë, duke kërkuar dënimin e përjetshëm. Juria mori parasysh dy rrethana lehtësuese: paqëndrueshmërinë mendore dhe moshën e saj të re në kohën kur ndodhi krimi.

Të dyja gratë ishin lidhur me instrukturorin e tyre të parashutizmit dhe në 18 nëntor të vitit 2006 do të kryenin një hedhje nga lartësia. Pranë afrimit me tokën, Van Dor nënë e dy fëmijëve dështoi në hapjen e parashutës së parë dhe asaj rezervë. Në dhomën e e gjyqit nuk ishte i pranishëm asnjë prej familjarëve të të pandehurës.

Top Channel