Britani, ngec në cekëtirë nëndetësja nukleare

22/10/2010 16:35

Nëndetësja më e re dhe më e madhe sulmuese e Marinës Mbretërore ka mbetur e bllokuar në një cekëtirë në brigjet perëndimore të Skocisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria britanike e Mbrojtjes, e cila ka saktësuar se bëhet fjalë për nëndetësen me teknologjinë “stealth” më të përparuar.

“Por ky nuk është një incident bërthamor. Ne po reagojmë ndaj incidentit dhe mund të konfirmojmë se nuk ka të plagosur”, ka deklaruar një zëdhënës.

Ai ka shtuar se deri tani nuk ka të dhëna për dëme ekologjike. Agjencia e Rojës Bregdetare britanike u njoftua për bllokimin e “HMS Astute” në orën 08:19.

Top Channel