Spanjë, Zapatero ndryshon qeverinë

21/10/2010 02:45

Kryeministri spanjoll Hoze Luis Zapatero vendosi riformatimin e qeverisë së tij, një lëvizje kjo e cilësuar nga analistët ndërkombëtarë si përpjekje për të rifituar popullaritetin e humbur pas shkurtimeve drastike financiare dhe stanjacionit ekonomik.

Dy janë ndryshimet kryesore: Ministri i Brendshëm, Alfredo Rubalcaba, që udhëhoqi luftën ndaj organizatës separtaratiste baske ETA, dhe një ndër ministrat më të suksesshëm të Zapateros u emërua zëvendëskryeministër, ndërkohë që Trinidad Himenez kalon nga Ministër i Shëndetësisë në postin e Ministrit të Jashtëm.

“Ka ardhur koha për një qeveri më efektive dhe të rregullt që do të jetë qeveria e reformave dhe e ringritjes ekonomike përfundimtare”, tha kryeministri Zapatero në një konferencë për mediat ditën e mërkurë.

Analistët i cilësojnë këto lëvizje si përpjekje për të forcuar imazhin e socialistëve në elektorat pasi sondazhet e fundit tregojnë një rënie prej 13 pikësh ndaj konservatorëve.

Top Channel