Alarmi për klimën/ Gushti 2026 regjistrohet si muaji më i nxehtë në histori, El Niño pritet të rrisë më tej temperaturat
Një libër që pritet të dalë në pranverë të vitit 2011 heton në lidhje me rrënjët afrikane të Obamës dhe dyshimet e familjes së presidentit amerikan se i ati i Barack Obama-s u vra. Zyrtarisht ai konsiderohet i vdekur prej një aksidenti me makinë, por familjarët kanë dyshimet e tyre rreth kësaj cështjeje.
Titulli i librit është “The Obamas” dhe ka për autor Peter Firstbrook i cili hedh më shumë dritë mbi rrënjët e presidentit Obama nga ana e babait të tij, një afrikan nga Kenia.
Autori ka qenë ish-drejtues i BBC-së dhe gjatë punës së tij për shkrimin e librit ka intervistuar anëtarë të familjes, personazhe të tjerë në Kenia, prej të clëve është përpjekur të zbulojë shkaqet e vërteta të vdekjes së Obama Sr.
Babai i Obamës vdiq në 24 nëntor të vitit 1982 dhe zyrtarisht u mësua se bëhej fjalë për aksident automobolistik për shkak të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur. Por dëshmitë e reja të mbledhura nga autori thonë një anë tjetër të historisë: Obama Sr është vrarë. Autori i librit ka mbledhur dëshmitë e shumë të afërmve, përfshirë edhe nënën e tij dhe të gjithë bien dakord në versionin se ai është vrarë përmes një aksioni të orkestruar nga qeveria e Kenyatta-s.
Top Channel