Rusi, zgjidhet kryebashkiaku i ri i Moskës

21/10/2010 13:55

Duma e Moskës, sic njihet ndryshe Parlamenti i kryeqytetit rus, ka zgjedhur si kryebashkiak Sergei Sobyanin.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ruse, sipas të cilave Sobyanin njihet si person i afërt me kryeministrin Vladimir Putin.

Emërimi i tij është bërë nga presidenti Medvedev, i cili shkarkoi kryebashkiakun e mëparshëm për shkak të disa përplasjeve.

Ndërkohë, pritet të zhvillohet më vonë gjatë ditës së sotme ceremonia e marrjes së detyrës nga Sobyanin.

Top Channel