Kinë, bie ritmi i rritjes ekonomike

21/10/2010 10:10

Kina deklaron se ekonomia e saj ka vazhduar të rritet në tremujorin e tretë të vitit, por me një përqindje më të ulët.

Të dhënat zyrtare tregojnë një rënie të rritjes nga 10 për qind në 9.6 për qind.

Kjo shifër e lë gjithësesi Kinën përpara ekonomive të tjera madhore, por ekspertët druhen se ngadalësimi do të reduktojë kontributin e Kinës në rimëkëmbjen e ekonomisë globale.

Qeveria kineze ka ndërmarrë së fundmi masa për të vënë nën kontroll bumin e kredive, në mënyrë që të përfitojë një rritje ekonomike më të qendrueshme.

Por ngadalësimi do të ulë kërkesën e Kinës për naftë, minerale hekuri, makineri dhe lëndë të tjera importi.

Të dhënat zyrtare tregojnë gjithashtu se cmimet e mallrave të konsumit janë ngritur në shtator me ritmin më të shpejtë të regjistruar në dy vitet e fundit.

Top Channel