Izraeli, 600 shtëpi të reja në Bregun Perëndimor

21/10/2010 14:05

Kolonët izraelitë kanë nisur të ndërtojnë mbi 600 shtëpi në Bregun Perëndimor, që kur moratoriumi që ngrinte ndërtimet skadoi muajin e kaluar.

Ritmi i ndërtimeve është katër herë më i shpejti krahasuar me periudhën para vendosjes së moratoriumit, ka bërë të ditur një grup i pavarur.

Bisedimet për paqen në Lindjen e Mesme, të nisura së fundmi me iniciativë të SHBA, mund të dështojnë pikërisht për shkak të ndërtimeve në tokën e pushtuar.

Lideri palestinez Mahmoud Abbas ka bërë thirrje për të braktisur bisedimet nëse Izraeli nuk rinovon moratoriumin për ndërtimet.

“Më shumë detaje mbi 600 ndërtimet nga kolonët izraelitë do të publikohen ditën e hënë”, ka deklaruar Yariv Oppenheimer, zëdhënës i grupit “Peace Now”.

Top Channel