Haiti, epidemia e diarresë vret 51 persona

21/10/2010 16:50

Një epidemi diarreje që ka përfshirë popullsinë e prekur nga tërmeti në Haiti, i ka kushtuar jetën 51 personave, sipas autoriteteve shëndetësore.

“Kemi regjistruar 51 vdekje në zonën e lumit Artibonite, që përshkon veriun dhe qendrën e vendit”, ka shpjeguar drejtori i Ministrisë së Shëndetësisë, Arial Henry.

Sipas një radioje lokale, pjesa më e madhe e vdekjeve ka ndodhur në spitalin e Saint-Marc, rreth 10 kilometër në veri të kryeqytetit.

Top Channel