Gay, Gjykata e Strasburgut gjobit Rusinë

21/10/2010 17:35

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka gjobitur Rusinë për shkeljen e të drejtave të homoseksualëve në ndalimin e zhvillimit të Gay Pride dhe të manifestimeve të tjera në vend.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat vendase.

Çështja është çuar në Gjykatën Evropiane nga aktivisti rus për të drejtat e gejve, Nikolai Alexeyev që ka akuzuar Moskën për shkeljen e principeve të Konventës Evropiane që Moska duhet të respektojë si anëtare e Këshillit të Evropës.

Top Channel