Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Hyrja për në aeroportin e Marsejës, i bllokuar për pesë orë nga manifestuesit që protestojnë kundër reformës së pensioneve, është zhbllokuar.
Rreth 200 manifestues braktisën zonën teksa mbërrinin forcat e rendit, bën të ditur agjencia e lajmeve “AFP”.
Qarkullimi ka rifilluar rregullisht dhe ka filluar të shkurtohet vargu i gjatë disa kilometra i automjeteve që kishin ndaluar para kangjëllave.
Shumë udhëtare e kishin braktisur makinat e tyre në anë të rrugës dhe e kishin arritur aeroportin në këmbë.
Ndërkohë, punëtorët francezë kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestën kundër reformës së pensioneve javën e ardhshme.
Top Channel