Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Parlamenti Evropian i ka dhënë cmimin “Sakharov” për të drejtat e njeriut, disidentit kubanez Guillermo Farinas.
Në korrik, 48 vjecari Farinas i dha fund një greve urie pasi qeveria e vendit të tij vendosi lirimin e 52 të burgosurve politikë.
Gjatë fushatës së tij për të drejtat e njeriut, Farinas ka mbajtur mbi 20 greva urie dhe ka kaluar mbi 11 vjet në burg.
Një aktivist izraelit për të drejtat e njeriut dhe një aktivist opozitar nga Etiopia u emëruan gjithashtu për cmimin në fjalë.
Zoti Farinas, psikolog, gazetar dhe ish-ushtarak, ka qenë disa herë pranë vdekjes gjatë grevës së urisë që ka mbajtur këtë vit.
Top Channel