Nju Jork, mbyllet Times Square

20/10/2010 21:25

Sheshi Times Square në Nju Jork është mbyllur pjesërisht për shkak të pranisë së një kamioni të dyshimtë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave sheshi është hapur vetëm pak momente më vonë, kur nga kontrollet e policisë rezultoi se s’kishte rreziqe.

Dyshimet mbi automjetin, i parkuar në rrugën e 43-të, kishin të bënin me numrin e targës, ka njoftuar policia njujorkeze.

Kamioni kishte qëndruar i parkuar me drita të ndezura dhe dëshmitarët kishin parë një person të largohej me vrap, gjë që kishte bërë që të jepej alarmi.

Top Channel