Iran, para gjykatës dy amerikanët

20/10/2010 10:55

Do të jetë gjykata revolucionare në Teheran ajo që do të procesojë në 6 nëntor ekskursionistët amerikanë, të cilët akuzohen për spiunazh.

Kështu ka njoftuar avokati mbrojtës i të pandehurve, të cilët ishin futur në Iran si turistë.

Para Gjykatës Revolucionare do të dalin Shane Bauer dhe Joshua Fattal, të dy 28-vjecarë, të cilët u arrestuan më 31 korrik të vitit 2009. Mikja e tyre Sarah Shroud, pasi u pagua një shumë prej 500 mijë dollarësh, u kthye në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Top Channel