Sarkozy: Masa kundër bllokimit të rafinerive

19/10/2010 13:40

Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka njoftuar mesditën e sotme se do të marrë menjëherë masa kundër bllokimit të rafinerive.

Deklarata e Sarkozy vjen në një moment kur sindikatat e punëtorëve janë mobilizuar tërësisht për të kundërshtuar reformën e pensioneve.

Prej 12 ditësh rafineritë e Francës kanë ndalur punën dhe shumë depozita janë bllokuar nga manifestuesit dhe kamionistët, të cilët iu bashkuan protestës.

Rrjedhojat e kësaj situate janë 2500 pika karburanti pa benzinë dhe rradhë të gjata automjetesh në qytetet kryesore të Francës.

Top Channel