Kinë, vdesin minatorët e bllokuar

19/10/2010 09:15

Janë gjetur të pajetë trupat e pesë minatorëve të fundit që kishin mbetur të bllokuar në një minierë të Kinës.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Kina e Re”, sipas të cilës me pesë viktimat e fundit bilanci i minatorëve të vdekur shkon në 37.

Minatorët mbetën të bllokuar në minierë si pasojë e një shpërthimi të shkaktuar nga një rrjedhje gazi në provincën e Henanit, në Kinën qendrore.

Top Channel