Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Qeveria japoneze ka deklaruar se ekonomia e vendit ndodhet “në vend numëro”, duke shprehur shqetësimin për vazhdimin e forcimit të jenit.
Rimëkëmbja e ekonomisë pas krizës financiare, për momentin ka ndaluar, ka bërë të ditur zyra e kabinetit në një njoftim mujor.
Bëhet fjalë për vlerësimin më negativ që qeveria e Tokios i bën ekonomisë në dy vitet e fundit. Rritja e jenit dhe rënia e kërkesës globale për eksportet japoneze është fajësuar për këtë situatë.
Pak muaj më parë qeveria insistonte se ekonomia po e merrte veten, por tani ajo thotë se pret që ajo të mbetet e dobët për ca kohë, e shoqëruar me një rënie të eksporteve.
Top Channel