Afganistan, siguria merret në vitin 2014

19/10/2010 12:25

Brenda fundit të vitit 2014 forcat afgane do të jenë përgjegjëse për sigurinë e Afganistanit.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm afgan, Zalmay Rassoul, i cili ka saktësuar se procesi do të fillojë në 2011-ën dhe do të mbarojë brenda 2014-ës.

Kërkesa për kalimin e përgjegjësisë tek forcat vendase të sigurisë është bërë më parë edhe nga kreu i trupave ndërkombëtare, gjenerali David Petraeus.

Shkak për këtë kërkesë janë bërë humbjet e shumta të ushtarëve të NATO-s dhe perspektiva negative e betejës me guerrilasit talebanë.

Top Channel