Stuhitë godasin Azinë

18/10/2010 12:20

Efektet e para të stuhisë më të fortë që kërcënon Filipinet këtë vit janë ndjerë në provincat verilindore ku viktima e parë, një peshkatarë është mbytur.

Ndërkohë stuhia shoqërohej me erëra shumë të forta dhe shira të fuqishëm.

Mijëra vetë janë larguar nga shtëpitë e tyre në rajonin verior të njohur për rritjen e orizit, ku dëshpërimisht ata kanë tentuar të grumbullojnë të korrat.

Stuhia Megi që nga vendasit njihet si Stuhia Huan, është shoqëruar me erëra deri në 225 km në orë ose në disa raste edhe më të forta dhe rruga e saj nuk kursen as kryeqytetin Manila.

Top Channel