Rusi, gazeta e opozitës rrezikon të mbyllet

18/10/2010 18:05

“Novaia Gazeta”, gazeta ruse e opozitës, rrezikon të mbyllet pasi drejtësia ruse ka dekretuar se një nga hetimet e saj mbi nacionalizmin është e papranueshme dhe përmban propagandë raciste.

Për gazetën në fjalë punonte edhe reporterja Anna Politkovskaia, e cila u vra në vitin 2006 dhe punonte për të njëjtën temë.

Sipas ligjeve të Rusisë, dy paralajmërime janë të mjaftueshme për të mbyllur një organ mediatik. Nga ana e saj gazeta e ka cilësuar si “fyes” vendimin e gjykatës.

Top Channel