Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Presidenti rus Dmitry Medvedev u ka bërë nderimet më të larta shtetërore spiunëve rusë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara më herët gjatë vitit.
Agjencia e lajmeve “Interfax” citon një zëdhënëse të presidencës, sipas të cilës spiunët morën medalje në një ceremoni të mbajtur në Kremlin.
Dhjetë spiunët pasi u arrestuan pranuan në gjykatën amerikane se kanë punuar si agjentë për një vend të huaj.
Moska zyrtare ra dakord për të shkëmbyer katër spiunë amerikanë me 10 agjentët në fjalë, veprim ky që u bë në Vjenë në muajin korrik.
Bëhet fjalë për shkëmbimin më të madh të spiunëve të bërë mes dy superfuqive që prej luftës së ftohtë.
Top Channel