Meksikë, sulm në një festë, 6 të vdekur

17/10/2010 11:55

Një grup personazh të armatosur kanë ndërprerë një festë private në Ciudad Juarez, në Meksikë, duke qëlluar me armë zjarri. Në vendngjarje, gjashtë persona kanë humbur jetën, pesë burra dhe një grua.

Qyteza meksikane në kufi me El Paso, në Teksas, është shpesh fushë beteje mes kartelave të ndryshme të drogës.

Sipas policisë, personat e armatosur kanë hyrë nga pas banesës që ndodhej në një lagje rezidenciale duke qëlluar mbi njerëzit.

Top Channel