“Shalit”, Netanjahu: Rinisën bisedimet

17/10/2010 21:35

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu deklaroi se pas disa muajsh ndërprerjeje ka rinisur bisedimet për lirimin e ushtarit Gilad Shalit që mbahet prej disa vitesh peng nga krahu i armatosur i Hamas-it.

Por edhe pse kanë rinisur bisedimet për lirimin e ushtarit, i ati i tij dhe përfaqësues të Hamas-it deklarojnë se asnjë progres nuk është bërë në këto bisedime dhe se palët janë mjaft larg arritjes së një marrëveshjeje.

Gilad Shalit u mor peng nga militantë të Hamas-it në kufirin e Gazas në vitin qershor të 2006.

Top Channel