Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se përpjekjet për të ndërtuar një shoqëri multikulturore në Gjermani kanë dështuar.
Gjatë një fjalimi në Potsdam ajo tha se, i ashtuquajturi koncepti “multikulti”, ku njerëzit jetojnë krah për krah, nuk ka funksionuar.
Komentet e Merkel vijnë në një kohë kur ndjenja anti-emigrantë është rritur ndjeshëm në radhët e politikanëve.
Një studim i fundit tregoi se mbi 30 për qind e gjermanëve besojnë se Gjermania është pushtuar nga të huajt.
I njëjti studim tregoi gjithashtu se e njëjta shifër pretendon se 16 milionë emigrantë kanë ardhur në Gjermani për përfitime sociale.
Top Channel