Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Protesta masive janë mbajtur në Kinë dhe Japoni lidhur me ishujt në detin Lindor të Kinës, për të cilët të dyja vendet pretendojnë sovranitetin.
Në Tokio, protestuesit u mblodhën kundër deklaratave të Kinës lidhur me ishujt dhe i dërguan një notë proteste ambasadës kineze.
Ndërsa në Kinë, protestat me parulla të shumta anti-Japoni u mbajtën në tre qytete të ndryshme.
Përplasjet mbi cështjen e hershme u rigjeneruan së fundmi, pasi muajin e kaluar marina japoneze ndaloi një varkë kineze peshkimi, pas një përplasjeje në ujëra territoriale të diskutueshme.
Ngjarja thelloi ndjeshëm krizën diplomatike mes dy vendeve, të cilat nuk kanë bërë asnjë lëvizje për qetësimin e saj.
Top Channel