Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Autoritetet iraniane deklaruan se dy shtetasit gjermanë të ndaluar pak ditë më parë, pranuan se shkelën ligjin teksa intervistuan djalin e Sakineh, gruas së dënuar me vdekje, ekzekutim me gurë.
Deklarata u lëshua nga prokurori publik iranian, Gholam Husein Mohseni Ejei i cili, i cituar nga televizioni shtetëror iranian, tha se që të dy shtetasit gjermanë pranuan se po punonin si reporterë në vend pa patur lejen përkatëse.
Megjithatë prokurori nuk bërë publike akuzën që do të ngrihet ndaj dy europianëve, ndërsa Gjermania nga ana tjetër, nëpërmjet diplomatëve deklaroi se po bën gjithçka për të liruar shtetasit e saj.
Top Channel