Holandë, prokurorët: Të lirohet Wilders

16/10/2010 04:25

Prokurorët holandezë kërkuan lirimin nga 5 akuzat të Gert Wilders, lideri i ekstremit të djathtë që akuzohet për fjalimet e tij anti-islamike.

Prokurorët argumentuan para gjykatësit se fjalimet e Wilders nuk kanë prekur besimtarët muslimanë, pra personat, por kanë patur në thelb dukurin ë islamit si në çështje shoqërore. Për prokurorët Ëilders ka thënë mendimin e tij dhe nuk ka ofenduar muslimanët.

Gjyqi ndaj liderit të esktremit të djathtë do të mbahet këtë javë që vjen dhe megjithë kërkesën e prokurorëve, vendimi final do të vijë nga gjykatësi, që edhe mund të vendosë dënimin e tij.

Top Channel